Loading
Rreth nesh.

Agjensi për makina me qira, lider në Tirane dhe në Aeroport në Rinas për standarte të larta shërbimi dhe me cmime të ulëta. Auto Rent synon vazhdimisht të ofrojë shërbim miqësor e profesional për të gjithë klientët e vet, në mënyrë që të bëjë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të mirë përvojën e përdorimit për makina me qera.

Auto Rent kryeson në Shqipëri në shërbimin për makina me qira ekonomike. Ne perdorim markat si Audi, Mercedes Benz, BMW, Volkswagen, Porsche, Volvo, Honda, Toyota, Renault, Fiat dhe shumë makina të tjera. Makinat kanë kualitietin me të lartë të cilësisë me teknologjinë më të fundit.


Bardhok Gjergji

Bardhok Gjergji Menaxher i përgjithshëm

Bardhoku është një biznesmen vizionar. Ai zotëron cilësitë që të gjithë do të dëshironin t'i gjenin te një mik dhe te një partner biznesi. Ai është miqësor dhe në të njëjtën kohë i sigurt dhe i vendosur, kjo gjë e bën atë administratorin e duhur për një biznes për makina me qira, si Auto Rent. Ai e di se si të bëjë dallimin midis delegimit të detajeve të vogla tek të tjerët dhe marrjes së vendimeve të mëdha.
Vera Prela

Vera Prela Kordinatore

Përtej kualifikimeve të tjera, Vera ka një zemër që dëshiron të shohë klientët të kënaqur dhe kompaninë që të ketë sukses. Ajo është e aftë në marrëdhëniet me klientët dhe shkakton që çdo proces të përfundojë pa probleme. Ajo është personi kyç në staf, sepse ka përgjigjen për çdo pyetje dhe çdo pjesë e informacionit kalon përmes saj, ndërsa ajo lidh të gjitha pikat, koordinon njerëzit, kohën dhe vendet.
Martin Gjergji

Martin Gjergji Menaxher

Martini është njeriu i njerëzve, pozitiv, i ngrohtë dhe të gjithë do të ndjehen si në shtëpi që në sekondat e para të takimit me të. Ky është një plus i madh në biznesin e makinave me qera, për shkak se të gjithë duhet të ndjehen të vlerësuar; që nga klientët, stafi dhe partnerët. Markat janë të fuqishme dhe njerëzit lidhen me to, por lidhja me njerëzit është shumë më e fuqishme. Ky është avantazhi që ka Auto Rent.

Shërbimi Auto Rent AL është thelbi i kompanisë, dhe thelbi i Auto Rent AL është ekipi entuziast i profesionistëve që vazhdimisht punojnë për të bërë të mundur gjithë kënaqësinë e klientit që Auto Rent AL është mbi të gjitha. Anëtarët e ekipit Auto Rent AL janë të arsimuar në universitet dhe flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe italiane.

Sherbim i shpejt dhe pergjigjje në kohë reale ndaj klienteve në rezervimin e makinave.

Ofrojmë metodat më efikase të transportit në dispozicion të klienteve tanë. Auto Rent AL kryen investime të përhershmë në tregun e automjeteve duke ofruar për klientet makina të markave & modeleve më të fundit.